“Hashimi dinak, Veseli trim, Kurti idol, Rugova intelektual” – Enver Hasani përshkruan liderët politikë

164
“hashimi-dinak,-veseli-trim,-kurti-idol,-rugova-intelektual”-–-enver-hasani-pershkruan-lideret-politike

Në një rrëfim për Pressing, Hasani ka bërë përshkrime interesante.

Ai ka thënë se Rugova është intelektual i pakrahasueshëm me secilin.

“Ibrahim Rugova intelektualisht është i pakrahasueshëm me çdokënd. Ai ka qenë i lindur me kuptu shpirtin mesatar të njerëzve. E kam takuar qindra herë. Kurrë s’ke mundur ta shoshësh pa libër e cigare dhe pa një gotë uiski ndonjëherë. Ka qenë intelektual i paideologjizuar”, ka thënë Hasani.

Ndërkaq, Hashim Thaçin e ka përshkruar si politikan dinak.

“Hashimi si politikan bëri përvojë dhe i merrte rreziqet. Shumëçka prej historisë së Kosovës nuk mund të shkruhet pa të. Ka qenë shumë dinak dhe rrallëherë e ka thënë atë që e ka mendu. Kam thënë që i ka përngja shumë Zogut”, ka thënë ai.

Ndryshe e njohu Kadri Veselin, të cilin e ka edhe bashkëvendas por edhe ish-nxënës. Hasani ka thënë se Kadri Veseli është njeri trim dhe i besës dhe nuk e ka kuptuar kurrë pse e ka marrë drejtimin e SHIK-ut.

“Kadriun e kam pasur nxënës. Një njeri i sjellshëm, është besnik shumë. Me të thënë po ashtu del, nuk të prenë në besë. Unë nuk e di qysh e ka marrë SHIK-un, s’ka pas asnjë veti të tillë. Unë jam çuditë. Është trim, familjarisht janë rezistent”, ka thënë ai.

E ka komentuar edhe Kurtin, kryeministrin aktual. Ka thënë se Kurti është idol i shumë njerëzve sot, por sipas tij, lufta kundër korrupsionit e qeverisë që ai drejton, duhet të jetë më e konkretizuar.

“Albini është idol i krejt njerëzve të ndershëm dhe intelektualëve, që tërë jetën kanë besu në libra dhe duar të pastra. Unë besoj kjo pjesa e luftës kundër korrupsion, do të ishte gjëja më e mirë që do të mund të ndodhte. Besoj që goditja ndaj korrupsionit duhet të jetë më e fokusuar”, ka thënë Hasani.