Toyota ka gjetur mënyrën për të luftuar edhe kundër hajnave

151
toyota-ka-gjetur-menyren-per-te-luftuar-edhe-kunder-hajnave

Gjiganti japonez Toyota ka prezantuar Land Cruiserin e ri, kurse mediat botërore kanë zbuluar të gjitha karakteristikat e legjendarit “off-road”.

Land Cruiser nuk ka edhe aq shumë nevojë për prezantim, duke marrë parasysh traditën e pasur që e ka kjo veturë.

Përveç se është një prej emrave më të njohur në konkurrencën e SUV, është një prej modeleve më luksoze që prodhuesit japonez ua ka ofruar blerësve.

Ky model është i kërkuar në tërë botën, kështu edhe hajnat e duan shumë. Për ta numri VIN nuk shkakton ndonjë problem, sepse lehtë mund ta zgjedhin këtë problem.

Por si kundërpërgjigje nga Toyota, bëhet fjalë për pikat (miniaturë) që gjenden në hapësirën e motorit në afërsi të baterisë. Ato nuk duken të veçanta derisa nuk i shikoni nën mikroskop.

Në fakt ekzistojnë edhe VIN numrat e shtypur. Natyrisht që hajnat mund t’i shlyejnë, por kjo nuk është një garanci që Toyota nuk i ka “mbjellë” pikat në pjesët e tjera të veturës.

Në çdo rast, këto pika do t’ju ndihmojnë pronarëve të identifikojnë njësitë e dyshuara që kapen nëpër rrugë. Edhe një fakt tjetër interesant, Toyota kërkon nga blerësit japonezë të nënshkruajnë marrëveshjen me të cilën blerësi obligohet të zotohet se nuk do ta shes veturën në vitin e parë që e blenë. /Njeshi/

The post Toyota ka gjetur mënyrën për të luftuar edhe kundër hajnave appeared first on Njeshi.