Shkëlqejnë futbollistët shqiptarë te Konyaspori, Cikalleshi shënon, Bytyqi asiston

160
shkelqejne-futbollistet-shqiptare-te-konyaspori,-cikalleshi-shenon,-bytyqi-asiston

Skuadra turke Konyaspor është shndërruar në një vatër të futbollistëve shqiptarë.

Aktualisht tek kjo skuadër ndodhen plot katër futbollistë shqiptarë të cilët luajnë rol kryesor.

Zymer Bytyqi, Sokol Cikalleshi, Endri Cekici dhe Erdon Daci janë futbollistët shqiptarë pjesë e Konyasporit.

Klubi turk ka triumfuar 3-1 në një ndeshje miqësore ndaj Alanyaspor, ku shkëlqyen dyshja shqiptare Bytyqi-Cikalleshi.

Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte fantastik si gjithnjë me asistimet e tij, ku në këtë takim kontribuoi me dy sosh.

Ndërkohë reprezentuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi arriti të realizonte gol në këtë takim.

Konyaspor ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë për edicionin e ardhshëm dhe qëllimi është të kap garat evropiane.

The post Shkëlqejnë futbollistët shqiptarë te Konyaspori, Cikalleshi shënon, Bytyqi asiston appeared first on RahovecNET.