Shqetësuese: 110 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit

141
shqetesuese:-110-aksidente-trafiku-gjate-24-oreve-te-fundit

110 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, 34 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 76 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1443 gjoba trafiku si dhe katër për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 21 persona, 14 janë dërguar në mbajtje si dhe një në vuajtje të dënimit.