ATK-ja konfiskon 200 mijë euro

203
atk-ja-konfiskon-200-mije-euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar rreth 200 mijë euro në emër të borxheve, nga një pjesë e tatimpaguesve të sektorit së parkingjeve në Prishtinë.

Siç ka njoftuar ATK-ja aktiviteti është kryer nën asistimin e Policisë së Kosovës dhe i njëjti do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim.

“ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, ka njoftuar ATK-ja./21Media

The post ATK-ja konfiskon 200 mijë euro appeared first on .