Kuvendi mban sot dy seanca, votohet edhe bordi me militantë të VV-së i AKP-së

145
kuvendi-mban-sot-dy-seanca,-votohet-edhe-bordi-me-militante-te-vv-se-i-akp-se

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në orën 11:00 në seancë plenare, për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa më pas do të mbajë seancë të re.

Në seancën e re, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. /Rahovec.net/