Konfirmohet: Zvicra interesohet për Challandes, e ardhmja e tij te Kosova vendoset së shpejti

175
konfirmohet:-zvicra-interesohet-per-challandes,-e-ardhmja-e-tij-te-kosova-vendoset-se-shpejti

Në Zvicër është raportuar se ‘helvetikët’ janë duke e konsideruar trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes si pasues të Vladimir Petkovicit.

Petkovic i dha fund aventurës të tij me Zvicrën pas Euro 2020, me ‘Blick’ që së fundmi ka raportuar se kandidat potencial për ta zëvendësuar është Challandes.

Për këtë çështje lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti që ka konfirmuar interesimin e Zvicrës dhe zbuloi që pas dy ditëve Challandes do vijë në Kosovë që të diskutohet gjithçka.

“Po i kam përcjellë lajmet e mediave zvicerane. Është e vërtetë, kam biseduar edhe me Bernardin. Është e vërtetë, por gjithçka e lidh kontrata jonë që ka edhe një vit. Vendosim si Federatë për kontratë, ai është i lidhur me ne dhe e ka kontratën”.

“Ai është i hapur të kryejë marrëveshjen me ne, është shumë korrekt. Nëse një dëshirë e tij ekziston atëherë ne mund të bisedojmë, por përndryshe pavarësisht gjithçka ka marrëveshje me ne. Diçka konkrete s’ka. Challandes pasnesër do jetë në Kosovë dhe do bisedojmë, të shohim”, deklaroi ai për lajmi.net.

Mbetet të shihet në këtë javë ndoshta do qartësohet e ardhmja e teknikut zviceran.

The post Konfirmohet: Zvicra interesohet për Challandes, e ardhmja e tij te Kosova vendoset së shpejti appeared first on RahovecNET.