Gara kërcim së larti në Atletikë dhuroi edhe një herë spektakël, por edhe që u shkrua historia.
Për herë të parë, jo vetëm në këtë garë, por edhe në disiplina të tjera, u vendos që dy garues të rrëmbenin medaljen e artë, në kategorinë e sporteve individuale.
Keni pas rastin në të kaluarën që të shikoni duke u ndarë dy medalje të bronzta apo edhe të argjendta, mirëpo jo edhe të arta
Por, sot (1 gusht), u pa një gjë e tillë në garimin e kërcimit së larti, me Gianmarco Tamberin e Italisë dhe Mutaz Barshimin e Katarit, që rrëmbyen të dy medaljen e artë.
Pas një gare dërrmuese që zgjati plot dy orë, Barshim dhe Tamberi ishin të pandarë sepse që të dy e bënë kërcimin më të lartë, 2.37 metra.
Një zyrtar i Lojëra Olimpikë iu afrua dy atletëve duke u thënë se a dëshironin që gara të vazhdonte, apo të ndanin vendin e parë.
Dyshja u pajtuan që të hipnin të dy në podium dhe të merrnin medaljen e artë, derisa garuesit filluan të festonin për këtë të arritur të madhe në karrierën e tyre.
The post Shkruhet historia në Lojërat Olimpike: Ndahen dy medalje të arta për dy atletë të së njëjtës kategori appeared first on RahovecNET.