“Messi? S’kam nevojë ta bind të qëndrojë, ai duhet ta bind veten”

158
“messi?-s’kam-nevoje-ta-bind-te-qendroje,-ai-duhet-ta-bind-veten”

Barcelona po e pret Messin për të rinovuar kontratën, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani.

Këtë e tregon qartë Gerard Pique, i cili flet edhe për sezonin e shkuar dhe të ardhshëm te Barcelona.

“Po presim që Messi të nënshkruajë kontratën dhe shpresojmë ta kemi shpejt në stërvitje. Nuk është e nevojshme që unë ta bind atë të qëndrojë, shpresoj që ai të bindë veten”.

“Sezoni i shkuar? Nuk ishte më i miri për ne. Është e vërtetë që fituam Kupën e Mbretti, por nëse na ikën Champions League dhe La Liga, nuk është kurrë sezon i mirë”.

“Tani e nisim vitin sërish me entuziazëm të madh. Triumfi në La Liga është gjëja e parë, më pas do shohim për dy trofetë e tjerë se çfarë do ketë ndodhur deri në mars apo prill”, tha Pique.

The post “Messi? S’kam nevojë ta bind të qëndrojë, ai duhet ta bind veten” appeared first on RahovecNET.