Ja sa vlen një medalje e artë në Lojërat Olimpike

48
ja-sa-vlen-nje-medalje-e-arte-ne-lojerat-olimpike

Kur ne kemi qenë të vegjël kemi menduar gjithmonë se medaljet e arta në Lojërat Olimpike ishin të krijuara tërësisht nga ari, mirëpo e vërteta është ndryshe.

Një përdorues i quajtur @CaucasianJames në Twitter solli në vëmendje vlerën e këtyre medaljeve përmes një postimi ku shkruhej se “me çmimet aktuale të metaleve, një medalje e artë vlen 820 dollarë”. “Kjo shumë nuk mjafton as për të paguar qeranë mujore” shtoi ai.

Një tjetër komentues ironikisht tha se organizuesit duhet t’i zëvëndësonin medaljet me monedha-çokollate.

Siç u raportua dhe nga NBC New York, çmimi i metaleve të çmuara është rritur në krahasim me 3 vite më parë për shkak të inflacionit.

6g ar dhe 550g argjend që gjenden në medaljen e vendit të parë vlejnë $353 dhe $466 respektivisht. Ky vlerësim është $265 më i lartë se çmimi i medaljes së artë në 2018, dhe pse medaljet e Tokyo Olympics përmbajnë 30g argjend më pak.

Megjithatë, siç mund ta merrni me mend, është shumë e rrallë që një atlet të shesë medaljen e tij për shkak të vlerës dhe kujtimeve që ajo jep në një nivel personal.

The post Ja sa vlen një medalje e artë në Lojërat Olimpike appeared first on RahovecNET.