E ndërprenë transmetimin e kur Nora Gjakova fitoi të artën, nga RTS japin një shpjegim të çuditshëm

219
e-nderprene-transmetimin-e-kur-nora-gjakova-fitoi-te-arten,-nga-rts-japin-nje-shpjegim-te-cuditshem

Televizioni shtetëror i Serbisë, bëri një veprim tipik për regjimet totalitare gjatë Olimpiadës së Tokios.

Pak para luftës finale të xhudistëve në kategorinë deri në 57 kilogramë, RTS ndërpreu transmetimin e finales.

Arsyeja është se finalistja dhe favoritja për medaljen e artë, Nora Gjakova, nga Kosova.

Gjatë ditës së djeshme, Nora Gjakova arriti një tjetër sukses historik për Kosovën.

Olivera Kovačević, redaktore në RTS shpejgoi se pse sipas saj ndodhi kjo:

“Shumica e gazetarëve tanë në Tokio janë karantinë dy-javore, kështu që transmetimi u ndërpre sepse nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha ngjarjet”, u shpreh ajo.

Xhudistja nga Kosova, arriti ta mposht kampionen botërore, Yoshida Tsukasa, për të arritur në finale.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tokio 2020 dhe e 3’ta në përgjithësi në Lojëra Olimpike.

The post E ndërprenë transmetimin e kur Nora Gjakova fitoi të artën, nga RTS japin një shpjegim të çuditshëm appeared first on RahovecNET.