Majlinda Kelmendi eliminohet nga Lojërat Olimpike qysh në duelin e parë

43
majlinda-kelmendi-eliminohet-nga-lojerat-olimpike-qysh-ne-duelin-e-pare

Majlinda Kelmendi ka dështuar ta tregojë suksesin që e arriti në Lojërat e kaluara Olimpike.

Ajo në “Tokyo 2020” u mund qysh në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

Kështu, kampionia olimpike e Rio 2016, nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Dje, Distria Krasniqi e bëri atë që Majlinda e kishte bërë pesë vite më parë, e fitoi medaljen e artë olimpike.

Kujtojmë se edhe tre xhudistë kosovarë do të garojnë ditët në vijim. Bëhet fjalë për Nora Gjakovën, Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën.

The post Majlinda Kelmendi eliminohet nga Lojërat Olimpike qysh në duelin e parë appeared first on RahovecNET.