Nesër përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

179
neser-perurohet-shtatorja-e-fadil-vokrrit

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se nesër do të përurohet shtatorja e ikonës të futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit.

Përurimi do të bëhet në stadiumin që mban emrin e tij, në Prishtinë, nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia është planifikuar me datë 23, datë që shënon datëlindjen e tij, kur ai do të bëhej 61 vjeç.

Ministria ka bërë të ditur se në ceremoni pritet të jenë të pranishëm Kryeministri, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.

Për nder të ceremonisë, FFK-ja ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

The post Nesër përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit appeared first on RahovecNET.