Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit nga PK, pas ndalimit për kontroll në vijën e dytë të një automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë, drejtuesit të automjetit i është gjetur një arme e tipit TT me 7 fishekë në karikator.
”Me datë 19.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast PKK Vërmicë gjatë punës policore ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (fiokën) para ulesës së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë te cal 7.62 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, janë konfiskuar arma dhe municioni, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit.
Njoftimi i plotë:
Me datë 19.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast PKK Vërmicë gjatë punës policore ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (fiokën) para ulesës së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë te cal 7.62 mm.
Personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale.
Përsoni i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.
Në bashkëngjitje të komunikatës keni foton e armës së konfiskuar
