Përfshihet në aksident vetura e një mërgimtari të Fusha e Pajtimit, 3 të lënduar

508
perfshihet-ne-aksident-vetura-e-nje-mergimtari-te-fusha-e-pajtimit,-3-te-lenduar

Një veturë me targa të huaja dhe një me targa vendore janë aksidentuar sot në rrugën magjistrale Ferizaj -Kaçanik, në vendin e quajtur Fusha e Pajtimit.

Policia ka konfirmuar për Express se nga ky aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona.

“Si pasojë e këtij aksidenti, përvec dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, 3  persona janë lënduar lehtë”, ka konfirmuar policia.

Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel dhe ndërmerr aktivitete me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.