FIFA planifikon ndryshime drastike në futboll

159
fifa-planifikon-ndryshime-drastike-ne-futboll
Në sportin e futbollit ka gjasa të ndodhin shumë ndryshime.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, FIFA po planifikon të bëjë ndryshime rrënjësore në futboll, transmeton lajmi.net.

Loja e futbollit mund të bëhet më e shkurtër, dhe të luhet me nja dy pjesë nga 30 minuta secila.

Ndër rregullat tjera që mund të shtohen, janë edhe minutat e lojës të ndalen kur topi del jashtë, zëvendësimet të jenë të pakufizuara, rivëniet anësorë të luhen me këmbë.

Plainfikohet suspendim prej pesë minutash për çdo futbollist që merr karton të verdhë.

Ky sistem i ri aktualisht po përdoret në një kompeticion për të rinj i quajtur Future of Football Cup si një eksperiment, dhe mbetet të shihet nëse këto rregulla do të miratohen edhe në top ligat evropiane.

The post FIFA planifikon ndryshime drastike në futboll appeared first on RahovecNET.