Krasniqi: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe BE duhet të marrë sa më parë vendimin për heqjen e vizave

189
krasniqi:-kosova-ka-permbushur-te-gjitha-kriteret-dhe-be-duhet-te-marre-sa-me-pare-vendimin-per-heqjen-e-vizave

Në këtë takim, Krasniqi tha se prioritet është integrimi në BE dhe PDK do të vazhdojë ta mbështes këtë proces.

Po ashtu, në takim me Szunyog, i pari i PDK-së ripërsëriti kërkesën që BE sa më shpejtë të marrë vendim që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Postimi i plotë:

“Integrimi në Bashkimin Evropian është prioritet nacional i yni dhe PDK do të vazhdojë ta mbështesë këtë proces në çdo drejtim. Në takim me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e konfirmova këtë qëndrim, si dhe përsërita kërkesën që BE sa më parë ta marrë vendimin që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen, kur tashmë disa herë është konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”. /Rahovec.net/