Arrestohet një person pasi i kërkoi 550 euro për paraqitjen e provimit të patentë shoferit

265
arrestohet-nje-person-pasi-i-kerkoi-550-euro-per-paraqitjen-e-provimit-te-patente-shoferit

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti i ka kërkuar një personi në këmbim të mundësisë së paraqitjes së provimit për patentë shofer t’i jap një shumë të caktuar të hollash.

I dyshuari i kishte kërkuar ankuesit 550 euro në këmbim të paraqitjes së provimit për patentë shofer, e që ankuesi kishte refuzuar t’i jap të hollat.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Me 14.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, ka kërkuar nga ankuesi mashkull kosovar që në këmbim të mundësisë së paraqitjes së provimit për patentë shofer ti jap një shumë të caktuar të hollash (550 €) të dyshuarit, ndërsa ankuesi kishte refuzuar ti jap të hollat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.