Qeveria miraton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 420 milionë eurosh

147
qeveria-miraton-pakon-e-rimekembjes-ekonomike-prej-420-milione-eurosh

Kjo pako, siç ka bërë të ditur ministri Murati kap shumën prej 420 milionë eurove, shkruan Rahovec.net.

Murati ka bërë të ditur se ka kategori dhe nënkategori që do të mbështeten nga e njëjta.

“Pakoja do të ketë 420 milionë eurove. Në kuadër të pakove hyjnë edhe bonot e diasporës. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave e disa nga to janë Ringjallja e Ekonomisë, mbështetja për shërbimet publike, investimi në infrastrukturë dhe ambient dhe mbështetja për familjet”, ka thënë Murati.

Sipas synimit të qeverisë, mbështetja e punësimit do të bëhet me 50 milionë euro, 108 milionë euro do të jenë për ringjalljen e ekonomisë, për familjet do të jetë 50 milionë euro, teksa investimi në infrastrukturë dhe ambient do të jetë 100 milionë euro. /Rahovec.net/