Përfaqësuesi italian e pranon se e ka ëndërr çmimin prestigjioz individual, por thotë se gjithçka varet nga kriteret që do të përdoren për ndarjen e Topit të Artë
Përfaqësuesi italian, Jorginho shihet si njëri prej kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë” për këtë vit. Futbollisti me prejardhje braziliane e fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Kampionatin Evropian me Italinë.
Mesfushori kualitativ ishte mjaft i rëndësishëm në të dyja garat. Ai e pranon se e ëndërron “Topin e Artë”, por shton se gjithçka do të varet nga kriteret që kërkohen për ta fituar atë.
“Ne jetojmë për ëndrra. Por, të jem i sinqertë, varet se si funksionon. Nëse flitet për aftësi apo cilësi, jam i vetëdijshëm se nuk jam më i miri në botë. E nëse varet nga titujt e fituar, askush s’ka fituar më shumë se unë këtë vit. Natyrisht, unë kam kritere ndryshe nga Messi, Ronaldo apo Neymari. Por, gjithçka varet nga kriteret”, deklaroi Jorginho, i cili në të kaluarën kishte luajtur me sukses edhe në Napoli.
The post Jorginho për Topin e Artë: Jetojmë për ëndrra, askush s’ka fituar sa unë sivjet appeared first on RahovecNET.