Aksident mes dy autobusëve në Prishtinë

165
aksident-mes-dy-autobuseve-ne-prishtine

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 13:50, në rrugën “Gjorgj Bush”, në Prishtinë.

Në këtë aksident u përfshinë dy autobusë teksa nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin  për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.

 “Rreth orës 13:50, është pranuar informata për një aksident trafiku, në mes të dy autobusëve, në rrugën ‘Gjorgj Bush’, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me qëllim hetimin e rrethanave të këtij aksidenti”, deklaroi Borovci./