Zgjatet orari për gastronomët

401
zgjatet-orari-per-gastronomet

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit e Kosovës sot informoi se zgjatja e orarit për gastronomët do të bëhet deri në orën 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 persona.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkure/14.07.2021.

“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.”, bëri të ditur OHT./21Media

The post Zgjatet orari për gastronomët appeared first on .