Policia e Kosovës ia ka kthyer një qytetari kuletën që i kishte humbur në rrugën “UÇK”, në Pejë.
Sipas policisë, kuleta u gjet nga patrulla e policisë në rrugë.
“Më datë 12.07.2021, në orën 13:20, në rrugën “UCK” në Pejë, gjatë detyrës zyrtare duke patrulluar dy (2) zyrtarë policorë e kanë gjetur një kuletë në të cilën gjendeshin:
një (1) patentë shofer gjerman .
535 euro (pesëqind e tridhjetë e pesë) euro
1.45 euro të metalit
Pesë (5) dollarë amerikan
Dokumente personale dhe kartela të bankave
Pas verifikimeve të nevojshëm nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronarit dhe i njёjti ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, i cila e ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, patentë shoferin dhe dokumentet e tjera dhe i falënderoi Policinë për këtë gjest të mirë.
Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës”, thuhet në njoftim.