Modelja bie nga kati i 12’të, vajza e saj thotë se e dëgjoi të ulëriste, familjarët s’besojnë që u vetëvra

127
modelja-bie-nga-kati-i-12’te,-vajza-e-saj-thote-se-e-degjoi-te-uleriste,-familjaret-s’besojne-qe-u-vetevra

Një modele ka gjetur vdekjen në mënyrë misterioze pas rënies nga apartamenti i saj në katin e 12-të, por familja e saj insiston se nuk mund të jetë një vetëvrasje.

33 vjeçarja Nayara Vit, ra drejt vdekjes në kryeqytetin kilen Santiago, më 7 korrik, ndërsa bashkëshorti i saj pretendon se ishte ulur në dhomën e ndenies kur ajo kishte dalë në ballkon dhe ishte lëshuar vetë poshtë.

Vajza e saj katër-vjeçare tha se kishte dëgjuar të ëmën të ulëriste para rënies, sipas mediave.

Sipas gazetarit Sergio Puga, kushëri i viktimës, bashkëshorti i Nayara, Rodrigo Del Valle Mijac, kishte thërritur avokatin e tij pak pas tragjedisë, e cila kishte ndodhur një ditë pas ditëlindjes së saj të 33-të.

Puga ka bërë thirrje për një hetim të plotë mbi vdekjen e modeles ndërsa e ëma e Nayaras, Eliane Vit, gjithashtu insiston se e bija nuk ka kryer vetërvasje.

Familja e Nayara nuk kanë udhëtuar ende drejt kryeqytetit kilen prej kufizimeve të udhëtimit të pandemisë por komunikojnë me anë të ambasadës vendase.

Modelja ishte me origjinë nga qyteti brazilian Cuiaba, dhe njihej për paraqitjet në programin televiziv kilen ‘Toc Show’ në TV+.

Nayara ishte e lindur nga një baba libanez dhe nënë spanjolle dhe jetonte prej 16 vjetësh në Santiago. Ajo lë pas bijën e saj katër vjeçare.