Cakolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se raportimi për dialogun nuk do të duhej të kufizohej vetëm në raportim nëpër rrjete sociale.
Ai tutje tha se Kuvendi i Kosovës është vendi i parë ku duhet raportuar e ofruar llogari.
“Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale. Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari”, ka thënë ai.
Bislimi ka thënë pak më parë se në Bruksel, Serbia e ka ngritur cështjen e Asociacionit, duke treguar edhe përgjigjen që ia ka dhënë pala kosovare.