Vdes një 5-vjeçare në Drenas, dyshohet se dritarja ra mbi të

163
vdes-nje-5-vjecare-ne-drenas,-dyshohet-se-dritarja-ra-mbi-te

Një fëmijë 5-vjeçar ka vdekur gjatë ditës së djeshme në Drenas.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Nga informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5-vjeçar është sjell pa shenja jete në QKMF në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe Prokurori i Shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur version i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, me ç’rast viktima është goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e saj”, ka thënë Borovci.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 të ditës së djeshme.