Ola dhe Murati nuk janë bashkë! Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes

143
ola-dhe-murati-nuk-jane-bashke!-ola-zbulon-per-here-te-pare-arsyen-e-ndarjes

Dolën çift nga programi dhe u “larguan” nga çdo dalje televizive duke mos zbuluar asgjë se çfarë po ndodh mes tyre.

Percjellesit dhe mediat kohë pas kohe shkruanin për një krizë mes tyre por vetëm mbrëmë në Top Arena, protagonistja foli vet për herë të parë.

Ola e ftuar përballë Antonelës në Top Arena konfirmoi se ajo dhe Murati nuk janë më bashkë.

Ish-konkurrentja tha se pas daljes nga programi u përballën me realitetin dhe janë distancuar dhe arsyeja konkrete është një hatërmbetje e Muratit.

“Nuk jemi bashkë, mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim.

Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video që kam hedh në rrjete sociale gjë që ndodh në imagjinatën e tij se nuk ka asgjë reale ai nuk ka kërkuar sqarime prandaj dhe unë nuk ia jap, të kishte dashur do të më kishte pyetur”, tha mes tjerash Ola.

The post Ola dhe Murati nuk janë bashkë! Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes appeared first on Gazeta Press.