Një person në Podujevë ka raportuar se i është vjedhur vetura e tipit BMW pas mesnate.
Policia njofton se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet.
Bashkë me veturën ështe vjedhur edhe dokumentacioni dhe patentë shoferi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas mesnate i është vjedhur vetura e tipit BMW me targa vendore, si dhe dokumentacioni i veturës dhe patentë shoferi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policor. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.