Sonte zhvillohet finalja e Euro 2020.
Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të finales së Kampionatit Evropian, shkruan lajmi.net.
Dueli luhet në stadiumin “Wembley” të Anglisë.
Italianët kanë treguar formë fantastike në këtë kampionat duke dhuruar spektakël me paraqitjet e tyre.
Anglezët gjithashtu kanë pasur paraqitje sidomos pas fazës së grupeve, dhe qëllimi i tyre është ta mbajnë trofeun në Angli.
“Azzurët” e kanë fituar një herë Kampionatin Evropian në vitin 1968, ndërsa anglezët nuk e kanë fituar asnjëherë dhe kjo është hera e parë që ndodhen në finale.
Pritet një ndeshje e rivalizuar deri në fund, dhe do të jenë detajet ato që do ta caktojnë fituesin në fund.
Formacioni i mundshëm i Italisë:
Donnarumma, Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Emerson, Jorginho, Verratti, Barrella, Chiesa, Insigne, Immobile
Formacioni i mundshëm i Anglisë:
Pickford, Walker, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Phillips, Saka, Mount, Sterling, Kane
The post Itali – Angli, formacionet e mundshme appeared first on RahovecNET.