Nga sot (10 korrik) është hapur afati për aplikimin e diasporës për regjistrim, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ky afat do të jetë i hapur deri më 18 gusht, andaj subjektet politike u kanë bërë thirrje mërgimtarëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, ftoi bashkatdhetarët të regjistrohen, duke ua kujtuar që vota e tyre në këto zgjedhje, është e drejtë kushtetuese.
Postimi i plotë:
“Të dashur bashkëatdhetarë e qytetarë jashtë vendit,
Nga sot fillon procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, si parakusht i votimit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Nga data 10 korrik deri më 18 gusht, secili qytetar i Kosovës që jeton jashtë vendit duhet të regjistrohet. Regjistrimi i paraprinë procesit të votimit me Postë.
Pjesëmarrja juaj në zgjedhjet e 17 tetorit është e drejtë kushtetuese.
Prandaj, kliko në vegëzën e mëposhtme për regjistrim si dhe për të marrë informacionet e nevojshme mbi procesin në fjalë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/”. /Rahovec.net/