Anglia dënohet nga UEFA, shkaku i Kasper Schmeichelit

159
anglia-denohet-nga-uefa,-shkaku-i-kasper-schmeichelit

Federata e Futbollit e Anglisë është dënuar me 25630 funta nga UEFA pasi që fansat e Anglisë lëshuan dritë laser të portieri Kasper Schmeichel në gjysmëfinale të Euro 2020

FA është dënuar pasi që një laser ishte drejtuar në drejtim të portierit të Leicesterit kur ai e mbrojti fillimisht penalltinë e Harry Kane por mandej ai shënoi pas rikthimit për ta bërë rezultatin 2-1.

Schmeichel mbrojti penalltinë, por sulmuesi i Tottenhamit shënoi në rikthim, gol ky që i dërgoi Tre Luanët në finale të Wembleyit ku ata do të luajnë kundër Italisë.

FA është dënuar po ashtu nga UEFA pasi që disa tifozë kanë brohoritur gjatë intonimit të himnit danez dhe kanë ndezur fishekzjarrë në fushë. “CEDB ka vendosur që ta dënojë Federatën e Futbollit të Anglisë më 30 000 euro për përdorimin e laserit në drejtim të portierit, mosrespektim të himnit kombëtar dhe ndezjen e fishekzjarrëve”, thuhet në komunikatën ku i konfirmohet dënimi FA nga UEFA.

The post Anglia dënohet nga UEFA, shkaku i Kasper Schmeichelit appeared first on RahovecNET.