Në T7, Avdyli tha se Lista Guxo ka potencial për të paraqitur kandidatë për disa komuna të Kosovës, por që thotë këto do të arrihen me një marrëveshje me VV-në.
“Istogun, Deçanin dhe Malishevën, të cilat kemi potencial për të paraqitur kandidat për kryetar. Mitrovica, Ferizaji dhe Prizreni, por të gjitha këto janë pjesë e një marrëveshje që do të arrihen bashkërisht”, tha Avdyli.
Ai shtoi se në zgjedhjet lokale si partner të vetëm e shohin VV-në.
“Ne e shohim si partner të vetëm VV-në në këto zgjedhje lokale. Koalicioni do të vazhdohet edhe në nivel lokal”.