Detaje për “vdekjen e dyshimtë” të policit në Prizren

183
detaje-per-“vdekjen-e-dyshimte”-te-policit-ne-prizren

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të policit që u gjet dje i vdekur në Prizren.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“ Është raportuar se në fshat është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në  vendin ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.