Arrestohen tre zyrtarë, zihen në flagrancë duke marrë ryshfet për patentë-shoferë

156
arrestohen-tre-zyrtare,-zihen-ne-flagrance-duke-marre-ryshfet-per-patente-shofere

Edhe tre persona janë arrestuar në flagrancë në lidhje me keqpërdorimet dhe marrjen e patentë-shoferëve përmes ryshfetit.

Në një komunikatë për media policia ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit pas veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit, sot me datë 09.07.2021 si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar.

Personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale. Me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë personat e dyshuar janë ndaluar