Aksident me tre të lënduar në Vushtrri

165
aksident-me-tre-te-lenduar-ne-vushtrri

Një aksident i rëndë trafiku me tre të lënduar ka ndodhur sot në hyrje të Vushtrrisë

Lajmin  e ka konfirmuar pwr Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Aksident trafiku me të lënduar i ndodhur  rreth orës 14:30, të datës 8 korrik 2021, në rrugën nacionale Mitrovicës-Prishtinë segmenti rrugor zona në hyrje të Vushtrrisë, në aksident të përfshira një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.”, ka thënë Zahiti./