Një azilkërkues dyshohet se kreu një vjedhje mbrëm rreth orës 20:45 në Prishtinë, duke i marrë një fëmije biçikletën.
Grupi “Network Prishtina” në Facebook njoftojnë se ngjarja ndodhi në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Një person njoftoi se biçikleta i është vjedhur djalit të tij par një dyqani ushqimor rreth orës 20:45.
“Disa dëshmitarë okularë e kanë përshkruar si person i gjatë, me ngjyrë (dyshohet si azilkërkues), me kapelë”, ka thënë ai teksa përshkroi të dyshuarin.
Personi në fjalë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse e shohin këtë biçikletë, ndërsa rasti në fjalë është hapur edhe në Polici. /