Reporteri holandez i krimeve po lufton me jetën, pasi u qëllua pesë herë

146
reporteri-holandez-i-krimeve-po-lufton-me-jeten,-pasi-u-qellua-pese-here

Reporteri De Vries është duke luftuar me jetën pas të shtënave.

Reporteri i famshëm holandez i krimit Peter R. de Vries, i njohur për punën e tij në ekspozimin e botës së krimit, po lufton me jetën pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit, thanë zyrtarët të martën, shkruan Reuters.

Tre të dyshuar u arrestuan, duke përfshirë vrasësin e mundshëm, tha policia. Ata nuk pranuan të japin ndonjë detaj.

“Ai u plagos rëndë dhe po lufton për jetën e tij,” tha Kryetari i Bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema në një konferencë për shtyp në televizion. “Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm që pa u lodhur kërkoi drejtësi.”

Policia rrethoi zonën e të shtënave pranë qendrës së sheshit Leidseplein. Ata ishin duke mbledhur pamje video, deklarata të dëshmitarëve dhe prova mjeko-ligjore.

De Vries fitoi një çmim ndërkombëtar Emmy në kategorinë e çështjeve aktuale më 2008 për punën e tij duke hetuar zhdukjen e adoleshentes Natalee Holloway në Aruba më 2005.

Kryeministri holandez Mark Rutte e quajti sulmin “tronditës dhe të pakuptueshëm. Ishte një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe gjithashtu një sulm ndaj shtypit të lirë që është kaq kritik për demokracinë tonë”.

“Ne jemi duke u lutur që ai të mbijetojë,” tha ai.

Transmetuesi holandez RTL tha se De Vries sapo ishte larguar nga studioja e saj në qendër të Amsterdamit kur një nga pesë shkrepjet e goditi atë në kokë.

Gazeta Parool e Amsterdamit publikoi një imazh të skenës me disa njerëz të mbledhur rreth një personi të shtrirë në tokë.

De Vries kishte marrë kërcënime nga bota e krimit në të kaluarën në lidhje me disa raste.