11 vjeçari vdes, tre të tjerë plagosen në aksidentin në parkun e lojërave të zbavitjes

144
11-vjecari-vdes,-tre-te-tjere-plagosen-ne-aksidentin-ne-parkun-e-lojerave-te-zbavitjes

Një 11 vjeçar humb jetën, tre të tjerë plagosen  në aksidentin horror në parkun e lojrave të zbavitjes

Një djalë 11-vjeçar është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një park lojrash ujore kur mjeti i tyre rrethor i lundrimit u përmbys.

Tragjedia ndodhi të dielën në parkun e zbavitjes ‘Adventureland’ në Altoona, SHBA, kur gjashtë vetë po lundronin në një trap rrethor në lumin artificial ‘Raging River’ i cili më pas u përmbys, njoftonte policia.

Katër të plagosurit u dërguan në spital, duke përfshirë tre me plagë të rënda dhe një fëmijë që po lufton për jetën.

Policia tha: “Lutjet e mendimet tona janë me familjen Jaramillo dhe të të prekurve të tjerë. Detektivët po hetojnë për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti tragjik.”

Loja e zbritjes në ujë me trap kërkon që pjesëmarrësit të jenë të paktën 1 metër të gjatë dhe raportohet se ishte kontrolluar një ditë para incidentit, pa sinjalizuar probleme.

Pas tragjedisë parku tha se impjanti do të inspektohet tërësisht dhe do të qëndrojë mbyllur.

Incidenti shënon viktimën e dytë në pesë vjet, që kur punonjësi i parkut Steve Booher, 68 vjeç, u vra teksa ndihmonte klientët të ngjiteshin në lojë në 2016, gjashtë ditë pasi kishte filluar punë.

Booher raportohet se kishte rënë në rripin transmetues duke përplasur kokën çka i shkaktoi dëme në tru. Ai vdiq katër ditë pas aksidentit.

Asokohe parku i gjobit $4,500 nga autoriteti i shëndetit dhe sigurisë.