Zjarr i madh në kurorën e gjelbër të Lushnjës, shkrumbohen disa hektarë me ullishte në kodrën e Vainit

140
zjarr-i-madh-ne-kuroren-e-gjelber-te-lushnjes,-shkrumbohen-disa-hektare-me-ullishte-ne-kodren-e-vainit

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme një parcelë me ullinj në kodrat e Vainit, në Lushnjë, duke djegur disa hektarë.

Paraprakisht mësohet se flakët po vijojnë të përhapen me shpejtësi, pasi favorizohen edhe nga era.

Në vendin e ngjarjes ka kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat e kanë të vështirë të ndërhyjnë në zonë për shkak të terrenit të vështirë.