Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Krujë. Burime zyrtare nga nga policia bëjnë se 51-vjeçari Artan Ismalaj ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaj, 45 vjeç. Pas krimit, 51-vjeçari ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Po sipas të njëjtave burime, ngjarja është shënuar në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të Artan Ismalaj. Ai është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është vetëplagosur me thikë,.
Raportohet se Artani, me profesion kameraman, ka një dyqan në Tiranë përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Prej vitesh çifti jetonte në Tiranë. Ata janë prindër të dy djemve, ku më i madhi është 23-vjeç.
Janë ende të paqarta sesi ai ka hyrë brenda rrethimit të objektit ku është gjetur automjeti i tyre, pasi i gjithë objekti është i rrethuar me avlli betoni.
Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët pasi magazina është stallë lopësh Të paqarta mbeten motivet pasi policia e Krujë deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë.
Krim ne familje burri vret gruan me thike – YouTube