Rrjedh në mediat franceze biseda e acaruar mes Pogbas, Varanes dhe Pavard

161
rrjedh-ne-mediat-franceze-biseda-e-acaruar-mes-pogbas,-varanes-dhe-pavard

Detajet e përplasjes së nxehtë midis Paul Pogbas, Raphael Varanes dhe Benjamin Pavard gjatë eliminimit të tyre tronditës nga Euro 2020 kanë dalë në shtypin francez.

Treshja u përplas verbalisht gjatë ndeshjes së 1/8 së finales të Les Bleus me Zvicrën, në të cilën ata shpërdoruan epërsinë 3-1 para se të humbnin në penallti në mënyrë dramatike.

Franca u fut në këtë garësi favorite pas triumfit të tyre në Kupën e Botës tre vjet më parë, por kishte shqetësime të menjëhershme në lidhje me harmoninë brenda skuadrës për shkak të një përplasje publike midis Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe.

“Benj (Pavard) mendon se ju nuk jeni duke u mbrojtur mjaftueshëm”, i tha Varane, Pogbas sipas Le Parisien .

Kjo nuk u prit mirë nga ky i fundit, i cili me tërbim iu afrua Pavardit për ta pyetur: “Çfarë the?!”

 

Raportimi pretendon se Pavard iu përgjigj ish- yllit të Juventusit me fyerje, ndërsa sugjeron gjithashtu që harmonia e keqe në skuadër kontribuoi në humbjen e penalltive.

Pogba besohet të ketë kërkuar falje për zëvendës-kapitenin Varane në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, para se mbrojtësi t’i dërgonte një mesazh bashkues skuadrës.

Sidoqoftë, mediat franceze pretendojnë se ai mesazh ka bërë sadopa që të përmirësohet marrëdhënia e acaruara midis lojtarëve, me Mbappe dhe Giroud që ende kanë mosmarrëveshje.

 

 

The post Rrjedh në mediat franceze biseda e acaruar mes Pogbas, Varanes dhe Pavard appeared first on RahovecNET.