Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen, Juventusi kërkon kohë

150
ronaldo-vendos-perfundimisht-per-te-ardhmen,-juventusi-kerkon-kohe

Menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, i ka kërkuar Juventusit t’ia zgjatë kontratën superyllit portugez deri në qershor 2023.

Duket se Cristiano Ronaldo ka vendosur përfundimisht t’ia përkushtojë të ardhmen Juventusit, pasi menaxheri i tij Jorge Mendes i ka kërkuar bardhezinjve zgjatjen e kontratës së portugezit për edhe një vit.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit e ka vetëm edhe një vit në kontratën e tanishme me Juventusin dhe sipas mediave italiane, ai dëshiron të qëndrojë në Torino për edhe një sezon tjetër.

Sipas Gazzetta dello Sport, bisedimet mes palëve nuk kanë nisur ende, por Juventusi është njoftuar me dëshirën e Ronaldos për ta vazhduar marrëveshjen deri në verën e vitit 2023.

Juventusi është i vetëdijshëm se Mendesi ia ofroi Ronaldon PSG-së dhe Manchester Unitedit në fund të sezonit, por asnjëri prej këtyre dy klubeve nuk shfaqi interesim për 36-vjeçarin.

Juventusi ka kërkuar kohë për ta marrë vendimin, duke qenë se Ronaldo është lojtari më i paguar në klub me pagë vjetore prej 31 milionë eurove.

Megjithëse ai i shënoi 100 gola gjatë tri viteve në Torino, pandemia e koronavirusit e ka bërë të vështirë për bardhezinjtë që ta mbajnë portugezin edhe më gjatë me një pagë aq të lartë.

The post Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen, Juventusi kërkon kohë appeared first on RahovecNET.