Barella sheh ngjashmëri në mes të Italisë dhe Interit

159
barella-sheh-ngjashmeri-ne-mes-te-italise-dhe-interit

Nicolò Barella sheh ngjashmëri në mes të Interit dhe Italisë derisa ka pranuar se ai ishte i shqetësuar për Romelu Lukaku pasi që ata eliminuan Belgjikën nga Euro 2020

Skuadra e Roberto Mancinit pritet që të përballet në gjysmëqfinale të Euro 2020 këtë të martë.

“Skuadra e Spanjës që fitoi Euro 2012 kishte një mesfushë të jashtëzakonshme. Ata kishin kampionë aty, kishin lojtarë të mëdhenj, por ne shpresojmë të arrimë në nivelin e tyre dhe të bëjmë më të mirën e mundshme”, ka thënë Barella në konferencën për shtyp.

“Busquets është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë për disa vite. Tani ata kanë Pedri dhe Koke, do të jetë një ndeshje e mirë, ne do të përpiqemi t’i mposhtim spanjollët nga mesfusha”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ne jemi të njëjtë sepse të dyja skuadrat kanë dëshirë të dominojmë me posedim, shpresoj të jetë një ndeshje e mirë, ne kemi dëshirë që të kënaqemi duke luajtur në një stadium fantastik”, ka vazhduar 24 vjeçari.

“:Messfusha është kruciale të një ekip, ne kemi Jorginhon dhe Verrattin, të cilët janë kampionë. Ata po me ndihmojnë edhe mua që të vrapoj në zona të hapura”.

“Ne të gjithë jemi startues. Por kemi edhe lojtarë tjerë të mëdhenj si Pessina, Castrovilli dhe Locatelli. Do të ishte jo fer të flasim vetëm për Jorginhon, Varrattin dhe mua”, ka shtuar Berella.

Ylli i interit përqafoi shokun e tij të skuadrës, Romelu Lukaku në fund të çerekfinales të cilën “Azzurrët” e fituan kundër Belgjikës të premten. “Me vinte keq nga ai, ne kemi krijuar diçka të veçantë, por ai do të këtë mundësi të tjera për të festuar”, tha ish lojtari i Cagliarit.

Azzurri kanë mbetur pa Leonardo Spinazzolan që u lëndua të martën derisa mesfushori i Romës do të bëj operim thembrën e Akilit sonte. Mbrojtësi i Chelsea, Emerson Palmieri pritet që ta zavëndësojë 28 vjeçarin.

“Ishte paksa e vështirë të festosh për shkak se një shok skuadre ka pësuar një lëndim serioz. Ishte hera e parë që unë nuk festova gol në fund të ndeshjes, e tëra çfarë ne duhet të bëjmë është që ta bëjmë Spinazzolan krenar dhe të festojmë për të”, tha Barella.

“Emerson dhe Spina kanë karakteristika të ndryshmeë, të dy janë lojtarë të mëdhenj dhe askush nuk duhet të shqetësohet. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ai do të na ndihmojë ne ashtu siç ka bërë gjithmonë. Ai ka luajtur disa ndeshje me ne dhe ne kemi besim të ai”.

“Ka një fjalë që Interi dhe Kombëtarja e ndajnë, por do ta ruajë për vetën deri në fund”, ka thënë Barella kur është pyetur për ngjashmëritë e Interit dhe Italisë. “Ne kemi të njëjtat synime dhe jemi një grup i fuqishëm, si këtu ashtu edhe në Inter. Këtu është pak me lehtë pasi që ndajmë të njëjtën kulturë”.

The post Barella sheh ngjashmëri në mes të Italisë dhe Interit appeared first on RahovecNET.