Leonardo Spinazzola la fushën e blertë i dëmtuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi mediat në Itali kanë zbuluar se ka këputur tendinën e akilit.
Një dëmtim i tillë do e lërë jashtë fushave mbrojtësin e majtë për një periudhë nga katër deri në gjashtë muaj.
Një lajm i keq për trajnerin Roberto Mancini dhe Romën, pasi Spinazzola ishte një nga më të mirët në këtë Evropian.
Leonardo Spinazzola broke his Achilles tendon, @SkySport just reported. He’ll be out for many months. One of the best players of the Euros so far.
#Spinazzola pic.twitter.com/kWQ6VPfetm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 2, 2021
Ai u dëmtua në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës.
Në gjysmëfinale, Italia do të ketë punë me Spanjën, sfidë që do të zhvillohet me 6 korrik.
The post Më i miri i Italisë në “Euro 2020” do të mungojë gjatë pas lëndimit kundër Belgjikës appeared first on RahovecNET.