Kjo është logoja zyrtare e Konventës së PDK

490
kjo-është-logoja-zyrtare-e-konventës-së-pdk

Tashmë është shfaqur edhe logoja zyrtare e kësaj Konvente.

Sekretari elektoral i PDK, Betim Gjoshi e ka postuar logon e Konventës së PDK-së ku ka shkruar se tashmë gjithçka është gati.

Logoja e dhjetë e PDK-së e ka një detaj tek mbyllja e zeros tek numri 10 ku është shfaqur koka e shqiponjes që është simbol i flamurit kombëtar e që PDK e ka futur si pjesë të identitetit të ri të imazhit të saj gjatë brendimit.

Konventa e PDK fillon të shtunën punimet nga ora 09:30.