Një person është lënduar nga një aksident që ka ndodhur në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit.
Këtë e konfirmoi për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,
“Rreth orës 17:40, është pranuar informata për një aksident trafiku në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë Ahmeti.
“Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.