Konfiskohen në kufi 1200 litra pije të kontrabanduara

340
konfiskohen-ne-kufi-1200-litra-pije-te-kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka ndaluar sot një automjet e në të cilin janë gjetur 1200 litra pije të kontrabanduara.

Mallrat janë kapur në një furgon në regjionin e Mitrovicës.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar.

“1 korrik 2021,  në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e doganës.