Melisa Lleshi nuk ka të ndalur me projektet për të qëndruar sa më afër publikut.
Pas daljes nga programi, bukuroshja d.ebutoi në muzikë dhe rezultoi mjaft suksesshëm pasi dy këngët e saj paten dëgjueshmëri të madhe.
Melisa ka zbuluar se lansimin e këngëve të reja do ta vazhdojë, por së fundmi është angazhuar në komplet diçka tjetër.
Ndryshe nga ish-konkurrentët e tjerë që iu futën muzikës, televizionit apo ndonjë biznesi duke shfrytëzuar famën që i dha programi, Melisa do të vijë me diçka që nuk ka të bëjë me asnjërën nga këto.
Ish-konkurrentja ka hapur një kanal në Youtubr me emrin “Melisa Lleshi Vlogs”, ku do të publikojë video argëtuese pjesë e të cilave do të jetë edhe Andi Shehi, i dashuri i saj.
Se çfarë saktë do të përmbajnë videot nuk është berë e ditur akoma por lansimi i tyre do të fillojë së shpejti./party
The post As në muzikë e as në televizion, ja ku do ta shohim Melisën së shpejti! appeared first on Gazeta Press.