Tre zëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos në Juventus

216
tre-zevendesuesit-e-mundshem-te-ronaldos-ne-juventus

Juventusi i ka nisur kërkimet për një sulmues të ri, për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili pritet të largohet nga klubi këtë verë.

Pas eliminimit të hershëm të Portugalisë nga Euro 2020, Ronaldo është duke planifikuar për sezonin e ri dhe thuhet se dëshiron të largohet nga Juventusi pas sezonit të tretë zhgënjyes në Torino.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi e ka përpiluar tashmë një listë të ngushtë prej tre sulmuesve, për ta zëvendësuar portugezin nëse ai largohet këtë verë.

Gabriel Jesus, Mauro Icardi dhe Dusan Vlahovic janë në listën e ngushtë të Juves.

Jesus ka dështuar të zërë vend titullari në Manchester City dhe e ardhmja e tij në Premierligë është e pasigurt, pasi Pep Guardiola dëshiron ta afrojë sulmuesin e Tottenhamit Harry Kane.

Icardi nuk e përjetoi një sezon të dëshirueshëm në Paris Saint-Germain, të cilit iu bashkua për 60 milionë euro nga Interi, dhe është sulmues i dëshmuar në Serie A.

Sulmuesi 21-vjeçar Vlahovic shpërtheu sezonin e kaluar për Fiorentinën, duke i shënuar 21 gola.

 

The post Tre zëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos në Juventus appeared first on RahovecNET.