Rrahje te “New Born-i” në Prishtinë, ndërhyn policia – ka të arrestuar

133
rrahje-te-“new-born-i”-ne-prishtine,-nderhyn-policia-–-ka-te-arrestuar

Rreth orës 10:00 është raportuar për një rrahje në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast janë arrestuar dy persona dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Motivet e ngjarjes nuk dihen akoma, ndërsa policia po merret me rastin.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dale në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar dy të dyshuar si dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen në funksion të procedimit të mëtejmë të rastit”, ka njoftuar policia.